Zjarr në fshatin Shtëpëz, Bashkia Gjirokastër. Rreth orës 19:20 ka rënë zjarr tek fushat e fshatit dhe bashkë me të rrezikohej një bujtinë.

Menjëherë në vendngjarje u nisën 2 automjete zjarrfikëse me 8 efektivë dhe falë ndërhyrjes në kohë nga zjarri u vu në kontroll dhe nuk u rrezikua objekti.