Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë i Pogradecit është zhdukur prej dy ditësh.

Ka qenë e afërmja e tij e cila ka denocuar në polici zhdukjen e 33-vjeçarit.

Pas marrjes së denoncimit policia ka nisur kërkimet për gjetjen e N.Sh 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja B. K., 56 vjece, banuese në fshatin Rrëmenj, e cila ka kallëzuar se më datë 13.11.2024, është larguar nga banesa, nipi i saj, shtetasi N. Sh., 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.