Një 18-vjeçare raportohet si e humbur nga Policia e Lushnjës.
Mësohet se babai 49-vjeçar A.D ka kallëzuar humbjen e kontaktit me të bijën në Polici.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.