Veza apo Pula? Shkenca zgjidh më antiket ndër dilemat e njerëzimit dhe përgjigja është veza.
Është vetëtuar nga një organizëm një qelizor që jetoi në Tokë 1 miliard vite me parë, shumë më herët se gjithë gjallesat e tjera.
Në kodin gjenetik kishte të gjitha mësimet e nevojshme për të krijuar një gjallesë shumëqelizore e ngjashme me stadet e para të embrionit.
Studimet në laborator mbi këtë organizëm të gjetur në vitin 2017 në disa sediment në Hawai, kanë zgjatur disa vite mbi modelin e gjetur shumë i çmuar për të vëzhguar mekanizmat, që çuan në kalimin nga gjallesat një qelizore në ato shumëqelizore mbi planetin Tokë.
Grupi kërkimor në laborator ka zbuluar se kur një organizëm një qelizor arrin dimensionin maksimal, pushon se rrituri dhe fillon të ndahet, duke formuar një koloni pluriqelizore që përmban të paktën dy lloje të ndryshme qelizash.
Ky grup i ri ka një ngjashmëri të madhe me stadet e para të embrionit të kafshëve, si nga struktura 3D, edhe për aktivitetin e geneve.
Sipas autorëve, që studimin e kanë publikuar në revistën ndërkombëtare “Nature”, programimi gjenetik që zotëron diferencimin qelizor dhe zhvillimin e organizmave shumëqelizorëve ishte të pranishëm mbi një miliard vite më parë, shumë më parë se kafshët të shfaqeshin në botë.