Deputeti i Partisë Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka uzurpuar emrin, vulën dhe logon e PD-së.
Përmes nje reagimi ne fb, Shehu thekson se në 16 bashki, Rama ka klonuar nga një kandidat “patericë”.
Shehu thotë se Rama kërkon që të fshihet brenda PD-së, me qëllim që ta godasë atë.
Ja reagimi i plote i Shehut:
“Politikanë të kapur, të kompleksuar, apo të frustruar?!
Dëgjoj ndonjë politikan, e aq më keq deputet “demokrat”, që deklaron të pa imagjinueshmen brenda kufijeve të integritetit:
–Edhe në bashkitë ku “Zv.Kryetari i emëruar kryetar nga kryetari i dorëhequr“ (Pra, “paterica“ e Ramës), nuk ka kandidatë për kryetar bashkie, sepse askush nuk i ka pranuar një keqpërdorim të tillë, nuk do të mbështesin Kandidatin e vetëm të opozitës aty, që është ai i primareve!
“Lakuriqësi” kjo e lojës së “patericës”, i cili edhe uzurpon “vulën” dhe emrin e PD-së të “varur në qafë” nga Rama edhe nuk mbështet demokratët!
Ndërsa në 16 bashkitë ku ai ka “klonuar” nga një kandidat “patericë bijë”, është më e thjeshtë, e përdorin atë si “gjethe fiku” për të mbuluar…
Pikërisht, për t’u fshehur mbas tyre për çfarë po realizojnë në kurriz të demokratëve.
Sidoqoftë, ajo deklaratë “edhe për bashkitë e tjera”, të çon në pyetjen e paevitueshme:
–Atëherë në ato 47 bashki, që janë shumica dërrmuese, për cilin do të votojnë këta politikanë, që deklarojnë se janë në PD?
Kur nuk do t’u japin votën kandidatëve të opozitës!
Kjo ka vetëm një përgjigje: Për kandidatët e Ramës!
Mjafton kaq për të kuptuar e lexuar në “dritën e diellit” realitetin e këtyre meskiniteteve politike.
Ata kërkojnë të fshihen brenda PD-së e goditur atë! Nuk kanë as guximin për t’u ballafaquar hapur e direkt në elektorat, me emrin e platformën e tyre, siç e kërkon politika e vërtetë!
Motoja e tyre qenka: Jam në PD, edhe votoj kundër PD-së dhe demokratëve!
Realitet ky, që krahas përbuzjes të sjell edhe keqardhje kur mendon… deri në cilën pikë mund të keqpërdoren disa!