Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë te enjte nga policia e Beratit.

Gjatë këtij operacioni është zbuluar një fermë që kultivonin kanabis. Efektivët kanë kapur në flagrancë punonjësit e kësaj ferme. Shumica e të cilave janë gra.

Burime policore bëjne me dije se janë dhjetëra gra të shoqëruara. Ato ishin punësuar për korrjen e lëndës narkotike. Sipas burimeve punëtoret e kanabisit janë shoqeruar për tu marrë në pyetje në komisariatin e Beratit.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë cështje.