Eshte zbardhur dëshminë e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, në Gjykatën e Posaçme.
Ai është shprehur se dënimin për gabimin që ka bërë e ka marrë, por nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këtë thotë se bashkia që ka drejtuar nuk ka parë asnjë projekt.
“Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai.
Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.