Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur kthesa e liqenit ku një automjet tip “Wolksvagen”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur një patrullë e policisë dhe autoambulanca, që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në spitalin rajonal të Fierit i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.