WhatsApp po zhvillon një veçori të re për chatbot-in e tij, Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë që inteligjenca artificiale t’u kujtojë përdoruesve detaje nga bisedat e kaluara, duke u ofruar atyre një përvojë më të personalizuar duke përfshirë këtu një sërë detajesh personale, parapëlqime të ndryshme, ditëlindjet, interesat vetjake dhe shumë gjëra të tjera.

Duke ruajtur këto informacione, Meta AI mund të ofrojë rekomandime, këshilla ose përgjigje që përputhen më shumë me stilin e jetesës së përdoruesit të WhatsApp.

Për shembull, nëse përdoruesi kërkon rekomandime ushqimore, Meta AI do të shmangë sugjerimin e pjatave që përdoruesi ka treguar më parë se nuk i pëlqejnë dhe do të bëjë rekomandime të reja në këmbim.

Pak, por e sigurt, ky përditësim i ri do të thjeshtojë edhe më shumë jetët tona. Pra, WhatsApp do të të njohë shumë më mirë.