Një funksion i dobishëm vjen në WhatsApp për ata që nuk u pëlqen të dëgjojnë mesazhe zanore, ose për ata që kanë probleme me dëgjimin.
Funksioni i ri që vjen në WhatsApp është transkriptimi i mesazheve audio i cili mund të jetë gjithashtu i dobishëm në situatat kur dëgjimi i audios është i vështirë ose i papërshtatshëm.
Përditësimi, aktualisht i përhapur globalisht, aktualisht do të mbështesë vetëm mesazhe audio në anglisht, portugalisht, spanjisht dhe rusisht.
WhatsApp siguron privatësinë e përdoruesit.
Tekstet, shpjegon Meta, -përpunohen në nivel lokal, vetëm në pajisjen e marrësit, pa dërguar apo marrë të dhëna nga interneti dhe duke u siguruar kështu që askush, përfshirë Metën, të mos mund të aksesojë përmbajtjen vokale apo të transkriptuar.