WhatsApp së fundmi ka lançuar një përditësim i cili do u lejojë njerëzve që të bisedojnë edhe nëse nuk kanë internet.
Mjeti i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy, të cilët do t’i lejojnë ata të shmangin llojet e mbylljeve ose blloqeve të internetit që janë krijuar. WhatsApp tha se e lançoi këtë funksion në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale, përfshirë Iranin.
Në një deklaratë WhatsApp u shpreh se bllokim i internetit u mohon njerëzve të drejtat dhe u ndalon atyre që të marrin informacione dhe ndihmë në kohë urgjente.
Kompania tha se “dëshira e saj për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”. Teksa më tej shtuan, se nëse ky bllokim i internetit vazhdon atëhere WhatsApp do t’i lejojë përdoruesit të fusin emrin e një serveri proxy dhe ta përdorin atë për t’u lidhur me internetin.