34-vjeçari F. K. dyshohet se ka plagosur me armë gjahu të afërmin e vetë 36-vjeçar në Bulqizë.
Mësohet se ai a humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.