Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Skënder Ajdinin, 71 vjeç, si bashkëpunëtor në vrasjen e të afërmit të tij, 72-vjeçarit, Faik Ajdinit mëngjesin e 19 gushtit në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.

Djali i tij Bledar Ajdini, 43 vjeç, iu caktua masa “detyrim paraqitjeje” pranë policisë gjyqësore. Gjykata mori parasysh provat dhe kërkesën e prokurorit të kësaj çështjeje.

Ditên e nesërme pritet të caktohet edhe masa e arrestit për të dyshuarin kryesor si autor i vrasjes, 23 vjeçarin, Blerti Kanushi.