Zbardhet dëshmia e Ibdrit Shaqes, personit që mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Në cilësin e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqëja, i cili ka shpjeguar se ka qënë duke qëndruar në ambjetet e dhomës duke gatuar.

Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca, i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben Lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka.

Ndërkohë, aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shettasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë.

Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në koridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin.

Kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajërimit hapi derrën që të dilte në ajërim.

E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur, se nuk e dinte cpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty.

Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burgë dy herë në sportelin e derës së dhomës, ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore.

Një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort me të dyja rastet i janë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhëni të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur.