Dy infermiere janë arrestuar pas vrasjes së ndodhur në azilin e të moshuarve në Tiranë. dyshohet se infermieret kanë penguar zbardhjen e së vërtetës.

Sipas infermierja pasi ka parë të moshuarin që ka ndërruar jetë, ka telefonuar një agjenci funerale për të tëhequr trupin e pajetë.

Në momentin që po kryheshin procedurat në morg është vërejtur, që ka pasur dëmtime serioze dhe është njoftuar policia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në një azil privat në kryeqytet këtë të enjte, ku një i moshuar ka qëlluar për vdekje shokun e tij të dhomës.

Dy të moshuarit Zyhdi Shehu 78-vjeç dhe viktima Virxhil Vesho, 82-vjeç janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin.

“Pse më ke zenë krevatin”- mësohet t’i ketë thenë Shehu 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.

Autori e ka qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si autori ashtu edhe viktima vuanin nga skleroza.