Motra e Pëllumb Metës ka hedhur akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke thënë se ishte ajo që ka organizuar vrasjen.

Një një intervistë me gazetaren Dorjana Bezat, ajo pretendon se vëllai i saj nuk ishte dhunues, por e kundërta, pasi përkëdhelte fëmijët, sidomos Hygertën.

“Asnjë qime floku nuk ka prekur. Ajo ishte aq e aftë në 26 vite bëri shkollën e krimit dhe urrejtjes që largoi çdo pjesëtar të afërt apo të lart me familjen.

Pëllumbi po të ishte aq i dhunshëm e kishte fuqinë ta detyronte. S’ka bërë një vit babai që vdiq, vetë ishte me djalin e vogël. Monstra vet nuk erdhi. Ai po të ishte aq i dhunshëm mund ta kishte marrë nga flokët.

Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt. Hygertën e mbante si 9 vjeçe.

Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve.

Paska ardh koha që sot t’i thuash fëmijës, nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën.O djalë je bërë 26 vjeç, e ka çu me parë borxh jashtë shtetit që t’i plotësonte tekat. Kjo e fejesës është absurde për gjithë njerëzimin e farefisin.

Ajo të kishte qenë e mirë nuk hidhte kapuçin në kokë por të dalë dhe të thotë, i bën edhe njerëzit e tillë me njollë të zezë, ajo vetë ishte e atillë. Turp t’i vijë!”-deklaroi motra e viktimës, intervistë e transmetuar në Top Story.