Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në fshatin Metoq të Sarandës. 49-vjeçarja Elvira Tahiraj ka vrarë burrin e saj me sëpatë, 53 vjeçarin Llazar Tahiraj.
Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 49-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe banorë të zonës.
Gruaja nuk punonte rrinte në shtëpinë. Punonte vetëm burri. Kanë katër vajza. Punonte ditë për ditë. Ishte punëtor, rrinte me qera këtu. Gruaja kishte probleme, nuk ishte mirë nga shëndeti mendor më duket. Ishte e sëmurë, e dinte ai i shkreti”, ka thënë një banor.