Detaje tragjike kanë dalë në dritë nga vrasja e 37-vjeçares Migena Sinani nga kunati i saj Roland Sinani, 43 vjeç në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë të Tiranës.
Bashkëshorti i viktimës ishte në punë gjatë natës dhe e shoqja flinte me fëmijën më të vogël, 2 vjeç në shtrat kurse djali më i rritur, 4 vjeç, ndodhej atë natë tek prindërit e saj.
Kunati. Roland Sinani, që vuante nga sëmundje mendore është ngritur befas dhe e ka vrarë në gjumë duke e qëlluar me pistoletë në krah të fëmijës.
Autori është gjetur më pas i vetëvrarë në oborrin e shtëpisë.