Fqinjët e dy viktimave, Gramos e Lavdosh Kurti  dhe autorit Altin Kuka, kanë folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin e tyre.

“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave në kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.

“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, tha një tjetër.

Kujtojmë se shkak i konfliktit mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.

Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronë të tyre.

Ata janë qëlluar me bershëri atomatiku dhe kanë mbëtur të vdekur në vend.

Pa ngjarjes, autori është vetëdorëzuar, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.