Votimi pro i propozimit francez në parlamentin maqedonas, i ka hapur rrugë nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Presidenti Meta përshëndeti vendimin, ndërsa përgëzoi dhe faktorin politik shqiptar që mbetet gjithnjë besnik i orientimit europian.
Në një reagim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se ditën e hënë, delegacioni shqiptar do të shkojë në Bruksel për të nisur këtë rrugë të re.
Rama kujton 3 vitet ku Shqipëria mbeti peng i politikës së brendshme që ai e quante mizerabël dhe të pafe dhe tani nuk ka më asnjë pengesë.
Vendimi i votimit pro të propozimit francez, është mirëpritur dhe nga Sali Berisha. Kreu i Partisë Demokratike, shkruan se ky vendim tregon dëshirën fisnike të BE-së dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Berisha thotë se partia demokratike do të mbështesë çdo ligj, akt dhe vendim, për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Partia Demokratike përshëndet këtë vendim të parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe vlerëson rolin e faktorit shqiptar në këtë vendimmarrje,” – shkroi nga ana tjetër Alibeaj.
Ditën e martë do të mbahet konferenca ndërqeveritare ka lajmëruar në Twitter-in e tij komisioneri Oliver Varhelyi duke e mirëpritur votimin në parlamentin maqedonas.
Ursula Von Der Leyen përgëzoi vendimin duke siguruar maqedonasit se gjuha e tyre do të mbetet e tyre.