Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasi R. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Th. Ll., bagëti të imëta, në fshatin Odrie, Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.