RENEA ka zhvilluar një aksion blic në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Sipas të dhënave nga terreni forcat “RENEA” rrethuan zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.
Aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni, pasi nuk ishte lajmëruar nga “RENEA”.
Burime bëjnë me dije se po kontrollohej për persona me rrezikshmëri të lartë.
Në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare ka pasur informacion, se aty ndodheshin persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.