Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi në banesë kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 30 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike,” njoftoi policia..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.