Një argjendari është grabitur në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë gjatë orëve të natës.
Nga inormacionet paraprake rezulton se autori ka hyrë nga çatia e objektit duke hapur një vrime dhe me anë të një shkopi ka tërhequr bizhuteritë që kanë qenë të ekspozuara në manekin.
Mësohet se autorët kanë hyrë nga tarraca e biznesit duke vjedhur një shumë të konsiderueshme bizhuzh me vlerë.
Ndërkaq Policia ka sekuestruar dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.
Në njoftimin e “bluve” thuhet:
“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.