Bllokimi i rruges nga militantet dhe drejtuesit vendore te PD ne Levan, eshte shoqeruar sot me veprimet e policive vendore ne Gjirokaster, Tepelene e Memaliaj.

Kêshtu ne Memaliaj jane shoqeruar ne Stacionin Policor dhe pyetur kryetari i PD, Bujar Kapllani dhe kater anetare te kryesise se kesaj partie.

Ne Tepelene jane shoqeruar kreu i PD, Malo Sadikaj se bashku me 3 anetare kryesise pjesmarres ne proteste.

Ne Gjirokaster jane shoqeruar kryetari i PD, Eri Shehaj, anetari i Kryesise se PD ne qender, Dasho Aliko dhe dy pjestare te kryesise vendore te PD.

Drejtuesit e PD jane marre ne pyetje ne harkun kohor prej 30 minutave nga ku kane dhene arsyet e pjesmarrjes ne bllokimin e rruges, nderkohe qe do te procedohen penalisht ne gjendje te lire per bllokim te akseve nacionale dhe prishjes se rendit dhe qetesise publike.