Arlind Bushati, djali i kandidatit për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushatit është një nga të plagosurit rëndë të masakrës së ndodhur në Shkodër.

Ndërkohë ka mbetur i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.

Viktima tjetër nuk është  identifikuar ende, por që ishte kalimtare në rrugë ku ndodhi atentati bashkë me bashkëshortin e saj, i cili është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi këtë mesditë. Dy automjeteve kanë qëlluar drejt një makine tip “Mercedes Benz” me targa kroate që ishte në lëvizje.