Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme vend hedhjen e mbeturinave në qytetin e Vlorës.
Flakët janë përhapur në gjithë zonën, ndërsa ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit.
Siç shihet edhe nga pamjet, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke.
Tymi ka mbërritur dhe në qytetin e Vlorës.
Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët.