Pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO. Të gjithë kanë frikë, askush nuk përgjigjet,”-ka deklaruar sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai ka thënë se Europa i ka lënë ta luftojnë Rusinë të vetëm dhe askush nuk gjendet aty të luftojë për ta. Presidenti ka njoftuar gjendjen neutrale të Ukrainës si një shenjë për dorëzim ndaj Rusisë.
Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij u la i vetëm për të luftuar Rusinë pasi Kremlini nisi një pushtim në shkallë të gjerë që vrau mbi 130 ukrainas në ditën e parë.
“Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë”, thotë Volodymyr Zelensky në një fjalim me video drejtuar kombit.
“Kush është gati të luftojë përkrah nesh? nuk shoh njeri. Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO? Të gjithë kanë frikë”, shton ai.
Presidenti shton se ai dhe familja e tij qëndruan në Ukrainë, pavarësisht se Rusia e identifikoi atë si “objektivin numër një”.
“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit”, thotë Zelensky.