Publikohet video e sherrit të frikshëm që ndodhi mes dy fiseve brenda një lokali në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Me shkopinj gome, grushta e madje edhe me armë, grupi i fisit ‘Rraja’ futen në ambientet e brendshme të lokalit dhe qëllojnë pa mëshirë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është bërë një gurore në Borizanë, të Krujës.

Në këtë video të shkëputur nga ngjarja, shihet se Xhelal Rraja, Përparim Rraja, dhe disa anëtarë të tjerë të këtij fisi qëllojnë me shkop bejsbolli njërin nga vëllezërit Maja. Madje, siç shihet edhe në video, edhe pse Maja rrëzohet në tokë nga goditjet e forta, dhuna ndaj tij nuk ndalet.

Në një moment shihet se njëri prej pjestarëve të fisit Rraja i drejton armën.

‘Boll, hajde’– thonë më pas ata dhe largohen.

Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.