Është zhvilluar në Gjirokastër dëgjesa publike mbi shpalljen e Vjosës “Park kombêtar”. Specialistët po përcaktojnë si kriter për kufinjtë e parkut, vetë shtratin e lumit dhe territorin rreth saj. Projekti që është përballur me sfida, sipas përfaqësuesve të Eco Albania do të duhet të zgjidhë disa problematika që duhet të mos cënojnë natyrën e egër të lumit.
Drafti final për statusin e parkut pritet të prezantohet nga specialistët brenda këtij viti, ndërkohë që do të vijojnë fushatat e informimit për komunitetet që jetojnë përgjatë basenit të Vjosës.
Shpallja e Vjosës park kombëtar ka përfshirë sensibilizimin e disa personalitwteve në nivel global. Shkencëtarët shpjegojnë, se për të mbrojtur Vjosën, është jetike edhe mbrojtja e degëve të saj.
Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë dhe përbën një ekosistem dinamik të rrallë. Në një largësi prej 270 kilometra – që nga Malet e Pindit deri në detin Adriatik – lumi rrjedh i lirë dhe i pandërprerë.