Ura e Becishtit, e ndërtuar në 1819 nga Ali Pashë Tepelena, është monument kulture e cila rrezikon shembjen.
Kjo urë lidh qytetin e Tepelenës me shtatë fshatra që janë përtej lumit Vjosë dhe gati 2000 banorë kalojnë përditë mbi të. Ura është drejt degradimit këtë e pohojnë edhe vetë banorët e fshatrave që e përshkojnë atë përditë.
Këta të fundit shprehen se ndihen tepër të frikësuar kur e përshkojnë atë cdo ditë pasi cojnë fëmijët në shkollë apo kopshte. Këmbët e urës rrezikojnë të bien ndërkohë që ura ka pësuar zhvendosje.
Dërrasat janë kalbur dhe kanë rënë. Një vit më parë u krye një ndërhyrje tek këmbët e saj duke e forcuar me mure guri.
Sot rrjedha e lumit Vjosa e ka shkatërruar këtë mur dhe zhvendosur atë. Banorët apelojnë tek DRKK Gjirokastër e cila e ka në inventarin e ruajtjes së saj për të kryer meremetim pasi rrezikohet jeta e tyre.
E ndërtuar mbi lumin Vjosë, ura është e tipit pasarelë dha ka një gjatësi prej 260 metrash si dhe një lartësi prej gati 6 metrash.
Prej vitesh pasarela e kësaj ure, është harruar nga strukturat e Monumenteve të Kulturës e madje edhe nga pushteti vendor, ndërsa rikonstruksioni i saj i fundit daton dhjetë vite më pare nga një shoqatë holandeze e cila bëri të mundur shtrimin e pasarelës me dru duke shpëtuar kësisoj jetën e mijëra banorëve që cdo ditë kalonin nën drasat e kalbura.