Pak minuta më parë, në Vlorë u regjistruan të shtëna arme, si pasojë e të cilave mbeti i plagosur Tonin Ramaj 33 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe autorët.
Ne videon e meposhtme tregohet momenti kur Tonini me plagë kërkon ndihmë.
Pas ngjarjes i riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një prej dëshmitarëve në vendngjarje u shpreh se ka dëgjuar 3 apo 4 të shtëna.