Ndonese ne periudhe festash, tregu i fruta-perimeve ne Gjirokaster eshte bosh. Cmimet e larta i kane detyruar qytetaret te kufizohen ne blerje. Shitesit thone se ka shume pak blerje ne kete periudhe ne krahasim me vitet e kaluara kur kishte fluks ndersa vete konsumatoret shprehen se nuk kane mundesi t’i perballojne çmimet e larta me pagat apo pensionet qe marrin.
Gjate ketij muaji cmimet e fruta-perimeve kane pesuar nje rritje prej 30 lekesh ku me se shumti eshte evidentuar tek frutat te cilat preferohen gjithnje e me pak nga konsumatoret. Ne tregun e Gjirokastres dikur kishte mbi 80 shites ndersa sot kane mbetur rreth 20 te tille pasi nje pjese e tyre kane hequr dore nga tregtia apo jane larguar nga Shqiperia.