Tetori roze sic dihet eshte muaji sensibilizues ndaj semundjeve tumorale tek grate. Drejtoria e Kujdesit Shendetesor ne Permet, ka organizuar nje manifestim sensibilizues me kete rast me pjesmarrjen e grave dhe vajzave te qytetit te Permetit.
Ne kete tubim jane shperndare fletpalosje te cilat do t’u vijne ne ndihme atyre grave qe ne shumicen e rasteve neglizhojne shenjat fillestare te semundjes tiumorale ne trupin e tyre. Nuk kane munguar mesazhet qe u jane percjelle grave te tjera qe te behen pjese e ketij sensibilizimi qe ka per qellim shmangien qysh ne fazen fillestare te tumorit.
Ne kete aktivitet ka asistuar dhe kryetarja e Bashkise se Permetit Alma Hoxha.