Mediat në vend kanë publikuar pamje nga momenti kur tërmeti me magnitutë 7.7 goditi Kahramanmaraş-in.
Një kamera sigurie e vendosur në një nga pikat më të larta të qytetit ka kapur momentin kur lëkundjet e forta nisën të shkundnin qytetin.
Në pamje shihet sesi qielli ndriçohet disa herë dhe më pas qyteti zhytet në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Kamerat ishin vendosur në malin Ahır dhe pamjet janë regjistruar në orën 04:17.