Alma Kaçit duket se i ka ardhur në majë të hundës me gazetarët që nuk i janë ndarë prej muajsh aktit të saj në zyrën e Safet Gjicit. Në dalje të SPAK, ku ishte për të disatën herë, gruaja nuk i ka rezistuar dot faktit se gazetarët e televizioneve e rrethojnë me mikrofonat e tyre kudo që shkojnë.
“Jeni bërë si ato lypësat e semaforit. Edhe ju lypni informacione te SPAK” u ka thënë Alma Kaçi reporterëve që prisnin një prononcim në dalje të institicionit.
“Po ti çfarë i lype Safet Gjicit?” ishte pyetja që i erdhi menjëherë në formë ngacmimi.
“Çfarë lypa?! Atë që lypni ju këtu” u shpreh Kaçi, që prej muajsh tashmë është nën një presion të madh të opinionit publik për shkak të videos që u publikua ku ajo kryen seks oral për kryebashkiakun e Kukësit në këmbim të një tenderi për menaxhimin e qenve të rrugës.
Aktualisht, Alma Kaçi është nën arrest shtëpie dhe kërkon një masë më të lehtë arresti.