Një bisedë mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik.
At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.
Prifti i vetëshpallur At Nikolla Xhufka është përfshirë në një episod të turpshëm që bënte fjalë për raport intim me dy personave të së njëjtës gjini.
Edhe përse nuk ndodhi, prifti pati biseda me personin e infiltruar nga emisioni investigativ “Piranjat”, duke shprehur gatishmërinë për të shkuar më tej në kryerjen e marrëdhënies seksuale. Këto biseda ndodhin gjatë kohës që At Nikolla Xhufka mban veshur veladonin.
Veç këtij fakti, një diskutim tjetër që hapet nisur nga ky rast, është tek hipokrizia e një personi, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh.
Për aq kohë sa është një prift, edhe përse i vetëshpallur, At Nikolla Xhufka nuk mund të linte mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.
Prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët.
Por ndonjëherë Heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin konkret, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale.