Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet.
Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë.
Pasi ndalon në një moment pranë kasës, ajo shkon drejt derës për t’u larguar. Gruaja është pikasur shpejt nga personeli i marketit që ndërhyri në kohë.
Pamjet e gruas u janë shpërndarë të gjitha strukturava të policisë për të bërë identifikimin e saj. Nga veprimet që ajo kryen, blutë nuk përjashtojnë mundësinë që të jetë me probleme të shëndetit mendor.