Gjirokastra konsiderohet si vatra me e nxehte e Coronavirusit pas Tiranes dhe Durresit ne Shqiperi.
Me dhjetera raste ne dite jane shenuar kohet e fundit duke alarmuar situaten.
Sipas informacioneve nga NJVKSH, ditet e fundit ka patur nje shtim gati dyfish te rasteve me Covid-19 ne qytetin e Gjirokastres.
Bledar Ahmetaj, shef i Sherbimit Paresor ne NJVKSh, konfirmon se varianti ‘Omicron’ po perhapet me shpejtesi.
Ai apelon per vaksinim te qytetareve si dhe zbatim rigoroz te masave Anti Covid.
Ne Gjirokaster javen e fundit jane infektuar gati 500 persona shumica e te cileve me simptoma te lehta.