Një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Shën Pjetrit, në Marsaxlokk, Maltë, ku një shtetas shqiptar është hedhur nga një shkëmb dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin Mater Dei të Maltës.
Siç shihet edhe në video, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, hidhet nga shkëmbi mes duartrokitjeve të pushuesve por pak sekonda pasi u hodh nuk ka arritur të dalë.
Në këtë moment njerëzit që ishin aty pranë më pas u hodhën me shpejtësi në det për të shpëtuar shqiptarin.
Anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile, një ambulancë dhe policia u thirrën në vendngjarje, me ekipin mjekësor që e transportoi burrin në spitalin Mater Dei.