Emisioni ‘Përputhen’ ka qënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës dhe konfrontimeve fizike që ndodhin mes djemve apo edhe vajzave. Një e tillë ka ndodhur sot, gjatë takimit të një çifti.
Gisela, u fut në mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës. Gisela, nuk e priti aspak mirë këtë takim e që në fillim tha se do ishte kot e se nuk do t’i linte të qetë.
‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërru jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela e cila është shumë e revoltuar.
Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.
“Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thej gishtat’
Nuk është hera e parë që shohim të tilla skena, e madje edhe më të rënda. Siç duket, asnjë masë nuk merret për lejimin e të tilla skenave, të cilat janë me regjistrim. Klikimet vlejnë më shumë për produksionin se shembulli që duhet të japin për të rinjtë!