Taulanti, djali i Besnikut i cili është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga babai i tij, nis të rrëfejë anën e vet të historisë. Më herët, ndërsa hyri në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 27-vjeçari u shpreh se njohja e tij me ish-partneren me të cilën ka një vajzë ka ndodhur për shkak të Besnikut. Sot ai këtë ia ngarkon si faj babait të tij.

Taulant: Babai ka qenë ndërmjetës, jam njohur me anë të babait, më thotë njoh një vajzë të mirë, ne e besuam dhe babai e kishte studiuar dhe ramë dakord.

Besnik: Çfarë pranove ti?

Taulant: Pranova që mora gruan që më dhe ti, që më njohe ti.

Besnik: Ore! Nuk ke turp ti? Këtë thua ti?

Taulant: Epo ça të them unë? Ku e gjeta unë, nga qielli e gjeta?

Besnik: Po mirë,unë e gjeta se “o ba, o ba, shiko se mos gjen ndonjë njeri andej”. Kjo ishte dobësia jote.

Taulant: Ore dëgjo një çikë dëgjo, kjo nuk ishte dobësia ime!

Besnik: Si më vjen këtu ore nuk ke turp!

Taulant: Kur më more në telefon  që isha në Sarandë, the këtu, këtu, “kam njohur një vajzë  të mirë mos ta humbasim si rast” dhe unë erdha, biseduam bashkë familjarisht dhe u morëm vesh.

Besnik: Po. Ishte e mirë?

Taulant: Shumë e mirë ishte.

Besnik: Po ku e ke meqë ishte shumë e mirë?

Taulant: Epo tani ça të bëj unë tani, në mendjen e asaj jam unë?

Besnik: Ore unë pelën ta prura me një copë kapistër dhe të dija burrë, edhe ti do i vije fre dhe ti i hoqe dhe atë kapistrën fare!

Taulant: Ça freri po flet ore?

Besnik: Ça freri po flas unë? T’i vësh frerin e satëme!