Intervista e deputetit demokrat per Qarkun Gjirokaster, Prof. dr. Tritan Shehu, dhene ne televizionin ‘Ora News’.
Grupi parlametar i PD, nga mbledhja e neserme e thirur nga Kryetari i grupit per ceshtjet e seances parlamentare, duhet te mblidhet i plote dhe keshtu te futet ne normalitet.
Tashme elementet politike, por dhe legal jane formalizuar qartesisht.
Askush nuk mund te perjashtoje a pezulloje kerkend ne PD.
Nga Kuvendi i 11 Dhjetorit ky eshte nje kapitull i mbyllur.
Berisha dhe te gjithe duhet te jemi neser dhe te fillojme te bejme se bashku jeten normale parlamentare ne grupin tone.
Edhe Selia tashti eshte de bunkerizuar e cliruar nga tonelata celik e hekur, me te cilat duhet krijuar nje “zone muzeale” ne PD, qe ato cfaqje te pa imagjinueshme te mos perseriten perseri.
Keshtu dalim nga anormaliteti i krijuar prej dates 9 shtator, per te vazhduar se bashku, edhe ne diversitete brenda programit tone.
Asnje nuk mund te jete as i perjashtuar e as i pezulluar, si veprime staliniste e shkaterruese per nje force demokratike keto.
Keto vendime e qartesime jane sanksionuar fort edhe nga Kuvendi i dates 11 Dhjetor.
Vete Z.Basha kur u largua nga zyra e kryetarit te PD e pranoi qe e futi PD ne nje zhvillim anormal, duke e paraqitur si shkak largimi.
Tashme PD eshte e bashkuar e ne kalim te momenteve te veshtira.
Rendesi ka te kuptojme se ka hapesira per te gjithe, ne grup, ne qender dhe ne baze.
Kjo eshte e domosdoshme e po zhvillohet edhe me ristrukturimin e seksioneve, grupseksione te deget.
Shpejt kemi Kuvendin e 30 prillit, mundesi kjo edhe per permiresimet ne statut e me tej zgjedhjen e Kryetarit te PD.
Ne te gjitha keto procese te lira e transparente per te gjithe do te vendose vota e antaresise.
Duhet te harojme te kaluaren, te largohemi nga stalinizmat me perjashtimet e pezullimet!
Te gjitha spekullimet e perdorura deri tashti perfunduan si fllucke sapuni.
Duhet te nxjerrim mesime nga kjo periudhe e veshtire qe kaluam.
Gjithashtu sa me pare te fillojme organizimin per zgjedhjet administrative te vitit tjeter
Shpejt na presin “beteja” te rendesishme me kete rregjim.