Aletja Klodiana Shala, ka folur rreth moshës kur arrijmë mirëqenin fizike dhe mendore.
Ajo tha se kjo varet shume edhe nga mënyra se si e ke jetuar jetën dhe se sa i kujdesshëm ke qenë me trupin e organizmin. Shala tha se ka edhe një ndryshim mes brezave, pasi sipas saj të rinjtë në këtë periudhë janë më të lodhur se të rinjtë e dikurshëm e madje sipas sportistes 40-vjeçarët e janë më të fuqishëm se 20-vjeçarët e tanishëm.
“Me çfarë shikojmë në jetë, mua mbi 40 më duken më të fortë mendërisht, por edhe fizikisht, janë më të fortë se 20-vjeçarët. E vërtetojmë po deshët, kush zgjodhët në 5 dhe rri deri në 11 të natës? Të rinjë janë të lodhur sot”,-tha sportistja.