Ky monopat i pushtuar nga balta, dikur ka qenë rrugë e gjerë më shumë se pesë metra. Në vitin e trazuar 1997, mungesa e shtetit bëri që tahmaja e gjinkariotëve për sa më shumë tokë, bëri që sinoret e arrave të zgjerohen deri në atë pikë derisa të marri edhe pjesë prej pronës publike siç është rruga.
E mbytur nga balta me një gjatësi gati 300 metra, kjo rrugë është nyja lidhëse që prek pjesën e poshtme të këtij fshati pjesë e Bashkisë Përmet me atë të sipërmen. Banorët kërkojnë nga autoritetet vendore që fshatarët e tyre pra ata që vendosën kufirin në kohën kur nuk kish shtet, të lirojnë hapësirën publike e për rrjedhojë të normalizohet lëvizja. Në kushtet kur nuk egziston arsyeja nga uzurpatorët e rrugës, ata banorë që preken direkt nga kjo padrejtësi, kërkojnë ndihmë prej bashkisë.
Kjo e fundit sipas tyre mjaft herë ka dërguar përfaqësuesit e vet për të parë situatën nga afër, por deri më tani nuk i ka dhënë zgjidhje. Banorët kanë 23 vite që kërkojnë me ngulm rikthimin në identitet të kësaj rruge pasi ngushtimi i saj në këto vite, i ka privuar nga vënia në fuinksion e mekanikës bujqësore për të korrur e mbjellë produktet bujqësore në ngastrat e tyre. Në mungesë të një reagimi nga pushteti vendor, banorët kërcënojnë me marrjen e masave më të ashpra.