Një aksident ndodhi sot pas rrëzimit të një peme tip gështenje e egër, rënia e të cilës dëmtoi rëndë një makinë të parkuar.
Siç shihet nga pamjet, pema e gështenjës ka rënë mbi makinën tip “Renault” Schenic, duke e dëmtuar shumë rëndë kabinën e autoveturës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ne Tirane, përballë pallateve te ish-Fusha e Aviacionit, 200 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.