Tre punonjëset Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia i ka ndaluar për 48 orë.
Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Pas kësaj Policia arestoi 3 infermierët, ndërsa e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra. Bamirësi Halil Kastrati i siguroi asaj një vend strehimi në Shtëpinë e themeluar nga ai vetë “Jetimat e Ballkanit”.