Fermerët e fshatit Anë Vjosë në Bashkinë e Memaliajt, kanë denoncuar mungesën e subvencionimeve nga ana e organeve të AZHBR në Gjirokastër.
Ndonëse shumë prej tyre kanë aplikuar brenda afateve që përcaktohen, ata sërish nuk kanë rezultuar fitues. Rjedhimisht kjo i ka detyruar shumë prej tyre të humbasin besueshmërinë tek organet shtetërore e kësisoj, të humbin shpresën për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.
Mjaft të revoltuar, ata bëjnë fajtor organet e linjës dhe kërkojnë ndhmë konkrete nga ana e kryeministrit Rama për padrejtësitë që i’u bëhen në këtë sezon të ri mbjelljesh.
Ka nga ata fermerë të cilët janë rikthyer në këtë zonë për të rifilluar jetën e tyre pas emigracionit, por që kur konstatojnë padrejtësi në këtë drejtim, atëherë rimendojnë sërish largimin nga Shqipëria dhe rikthim në emigracion njësoj si 32 vite më parë kur emigruan.