Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë një video nga punimet e fundit të rrugës së re kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Rama bën me dije se këto pamje vijnë pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në videon që shpërndan në fb.