Qytetari Ilir Qerozi, i është përgjigjur kryebashkiakut të Divjakës, Josif Gorrea pasi e ofendoi gjatë një bisede telefonike, ku po diskutonin ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve urbane.
Ai thotë se Gorrea duhet t’i kërkojë falje popullit në Grabian për ofendimet e bëra në drejtim të tyre, ndërsa shton se gjuha e përdorur nga kryebashkiaku ishte shumë e ulët.
Nuk kam frikë nga asnjë nga këta këlyshat që dalin këtej vërdallë. Ne do të bëjmë protesta sa do ta çojmë atë tonën deri në fund që të mos të vuajë më populli i Grabianit nga këta politikanë të sotëm.”, ka thënë qytetari për Lushnja info.